Prokuroria ka hapur procedurë hetimore për “kurdisjen” e lëndëve nëpër gjykata

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë hetimore në lidhje me raportin për keqpërdorimet me sistemin AKMIS,  që e ka dorëzuar grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, Bilen Sali, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me parregullsitë në shpërndarjen elektronike të lëndëve te gjykatësi që i ka evidentuar grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë kontrolleve të kryera në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në Gjykatën Supreme dhe në gjykata tjera, mund t’ua konfirmoj se po kryhet procedurë parahetimore dhe në këtë fazë ajo është e fshehtë”, tha prokurori shtetëror, Lubomir Joveski.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshinë Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button