Feni fillon me punë, njoftoi Bordi i kreditorëve

Feni Industri sh.a. në falimentim nga Kavadari do të fillojë me punë pasi Bordi i kreditorëve solli vendim për arritjen e marrëveshjes për përpunimin e mineralit të nikelit në këtë kombinat me ofruesin e vetëm shoqatën GSOL, për kompensim minimal mujor prej 1.200.000 euro, kumtoi sot Bordi i kreditorëve të Feni Industri sh,a,-në falimentim.

Vendimi i Bordit të kreditorëve është sjell njëzëri në seancën e mbajtur më 30 janar. Gjatë sjelljes së vendimit, siç kumtojnë, kanë dhënë llogari për mbrojtjen e interesave të kreditorëve dhe të punësuarve në kombinat në pajtim me Ligjin për falimentim. Kjo, theksojnë, veçanërisht ka të bëjë me nevojën që kapacitetet prodhuese që janë në pronësi të debitorit të falimentuar dhe të cilët hyjnë në tryezën falimentuese, të mbrohen nga dështimi i mëtutjeshëm dhe ulja e vlerës së tyre. Vendosja e tyre në funksion të plotë do të krijojë kushte që kreditorët t’i paguajnë kërkesat e tyre në përqindje më të lartë, që është edhe qëllim bazë i zgjidhjes kolektive të kreditorëve në procedurën falimentuese, theksojnë nga Bordi i kreditorëve.

Plotësojnë se arritja e marrëveshjes është nga rëndësia e jashtëzakonshme edhe për të punësuarit të cilët do të angazhohen në punë, por njëherit do të pengohet (ose shmanget) ngarkesa shtesë në tryezën falimentuese me shpenzime në procedurë.

Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Koço Angjushev kohë më parë deklaroi se pret që kombinati Feni industri këtë muaj të fillojë me punë. Një kompani, siç informoi, tani ka paguar depozita dhe negociohet si do të fillojë kombinati.

Pasi Gjykata e apelit në Shkup e hodhi poshtë ankesën e kompanisë “Kuniko resorsis” për falimentim në kombinatin e Kavadarit, mbeti në fuqi vendimi i gjykatës së Velesit se fabrika është në falimentim.

Më 7 shkurt duhet të mbahet seanca dëgjimore për gjendjen financiare-materiale dhe Asamble raportuese e kreditorëve.

Bankat kreditore kërkojnë falimentim për ristrukturuim të Fenit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button