Gostivar, lokacionin për deponinë rajonale e përcakton Ministria e ekologjisë

Komuna e Gostivarit sot doli me një sqarim rreth përcaktimit të deponisë së re rajonale me të cilin thuhet se  kjo komunë e ndjen për obligim që të informojë qytetarët e vet, sidomos banorët e fshatit Reçan, se ingerencat për përcaktimin e lokacionit të deponisë rajonale i takojnë Ministrisë së ekologjisë, e në asnjë rast Komunës së Gostivarit. 

‘Informojmë qytetarët e komunës së Gostivarit, se nga lokacioni paraprakisht i planifikuar për ndërtim të deponisë rajonale në ‘Rusinë’, organet kompetente kanë hequr për shkak të kontesteve pronësore-juridike dhe se në vijim është gjetja e një lokacioni të përshtatshëm. Sipas informacioneve me të cilat disponon NP ‘Komunalec’ dhe Komuna e Gostivarit, ekspertët shtetërorë dhe ndërkombëtarë planifikojnë që deponia e re të ngrihet në vendin e quajtur Krasta e Reçanit, sipërfaqe tokësore e cila ndodhet diku në mes të deponisë së vjetër të Rusinos dhe rrugës regjionale Gostivar – Kërçovë, konkretisht rreth 600 metra larg nga rruga magjistrale dhe rreth 2 kilometra distancë nga deponia e vjetër’ thuhet në njoftimin me shkrim nga Komuna e Gostivarit. 

‘Sipas ekspertëve, ky lokacion është i përshtatshëm edhe për shkak të afërsisë por edhe për shkak të lidhjes rrugore me komunat e regjionit të Pollogut, si dhe për shkak të asaj se do të shmanget kalimi nëpër rrugët e qytetit. Mirëpo, për momentin kjo është vetëm një nga zgjidhjet e mundshme, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret pas kryerjes së analizave gjeo-teknike të tokës, ndërsa Komuna e Gostivarit siguron qytetarët e vet, se nuk do të mbështesë projekt i cili është i dëmshëm për banorët lokalë dhe për mjedisin jetësor’ thuhet në njoftim.

Mëtej  Komuna e Gostivarit informon se do të pranojë vetëm zgjidhje afatgjate të sigurt të problemit, si dhe një zgjidhje nga e cila dobi do të kenë të gjitha komunat e rajonit të Pollogut, por edhe banorët e vendbanimeve në afërsi të lokacionit ku do të ndërtohet deponia. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, prej kur mori mandatin e qytetarëve për të menaxhuar me komunën, u prononcua se si zgjidhje të kontestit me deponinë, pranon vetëm shndërrimin e saj nga një problem jetik në përftim ekonomik./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button