Tetova me padurim pret elefantët e cirkut SAFARI

Nga nesër, plotë katër ditë cirku internacional “SAFARI” do t’a gjallërojë Tetovën.  

“Në ditët në vijim do të shihni performanca nga performues të qyteteve të ndryshme, akrobacione ,luanë të trajnuar, elefantë, klounë dhe të tjera. Merrni fëmijët dhe vizitoni këtë cirk sepse do të ketë shumë argëtim” thonë përfaqësuesit e cirkut.

Premiera do të jetë nesër (e mërkurë) në orën 20.00 tek stadiumi ndihmës i qytetit të Tetovës.

Çdo ditë do të jepen nga dy shfaqje në orën 17.00 dhe 20.00. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button