Padi kundër dy Drejtorëve “të zënë në vepër”

Drejtori pesëdhjetë vjeçar nga Shtëpia e pleqve “Sju Rajder” nga Manastiri, për dy vite, pa pyetur Këshillin Drejtues, për llogari hotelierike ka harxhuar 6.000 euro. Për paratë e harxhuara ai nuk ka dorëzuar llogari. Mbi të gjitha, ka blerë edhe prodhime ushqimore, pa i regjistruar faturat në kontabilitet, ndërsa mallin e ka marrë për vete. Në këtë mënyrë Shtëpia është dëmtuar për 14.000 euro.

Një kolegë i tij për nga funksioni, por nga Radovishi, një vit të tërë, në kundërshtim me vendimin për anulim të mëditjeve për udhëtimet zyrtare, i ka lejuar vetes pagesë për rrugë, për vete dhe për të punësuarit tjerë në ndërmarrje, me çka ka dëmtuar kompaninë me 2.200 euro. Kundër dy drejtorëve MPB ka ngritur padi penale. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button