Conte pas debaklit të Chelsea-t: Bëj punë të shkëlqyer

Futbollistët e Chelsea-t, kampionit aktual të Anglisë, mbrëmë në xhiron e 25-të të Premier Ligës pësuan debakël të papritur në shtëpi nga Bournemouth, i cili fitoi madje me 3:0. Por, trajneri i “të kaltërve”, Antonio Conte, përkundër humbjes së thellë dhe faktit se Chelsea mund të mbeten pa plasman në Ligën e Kampionëve, ka thënë se e bën një punë të shkëlqyer, dhe se ekipi është afër maksimumit.

“Bëj gjithçka që nevoitet dhe jap 120 për qind nga vetja. Kam sjellë ekipin pranë maksimumit. Mirëpo, nëse dikush nuk pajtohet që të jem këtu, atëherë mua më duhet ta pranojë këtë situatë. Ndjehem i relaksuar, sepse e di se bëj një punë të shkëlqyer”, tha Conte.

Trajneri italian është i vetëdijshëm se gara për një nga katër vendet e para që çojnë në Ligën e Kampionëve do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe e pasigurtë deri në fund të sezonit.

“Duhet të jemi të shqetësuar sepse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të luftojmë. Duhet të jemi të gatshëm për të luftuar. Mendoj se lojtarët kanë filluar ta kuptojnë se këtë sezon duhet të luftojnë për plasman në Ligën e Kampionëve. Nëse duam të ëndërrojnë dhe të mos shohim realitetin, atëherë mund t’iu them se do të luftojmë për titullin, por me rëndësi është t’i shohim gjërat realisht dhe të jemi të vetëdijshëm se kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të jetë një sukses i madh”, përfundoi Conte.

Chelsea pas xhiros së 25-të radhitet në pozitën e katërt me 50 pikë, madje 18 më pak se kreu i tabelës Manchester City. Në vendin e dytë është Manchester United me 53 pikë dhe Liverpool në vendin e tretë me 50 pikë. Në luftën për Ligën e Kampionëve mund të përfshihet dhe Tottenham i cili radhitet i pesti me 48 pikë ndërsa Arsenal është një pozitë me poshtë me 42 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button