Pasqyrë e zymtë mediale në Maqedoni: ja me çfarë ballafaqohet gazetaria në vend

Mediat, gjegjësisht sfera mediatike është një prej sferave kryesore e cila duhet t’u nënshtrohet reformave urgjente. Ky është konstatimi prej sugjerimeve të BE-së, raporteve të ekspertit gjerman Rajnhard Pribe, ekspertëve vendorë dhe politikanëve, prioriteteve reforumuese urgjente, ndërsa është temë edhe e Planit 3-6-9 të Qeverisë së Zoran Zaevit, shkruan Agjencia MIA.

Gazetarët në Maqedoni punojnë në kushte të pasigurta, të rrahur, të rrëmbyer dhe të ofenduar, ndërsa institucionet nuk arrijnë ta dënojnë asnjë prej dhunuesve, tregon raporti për gjendjen me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017.

Медиуми камери

Analiza e Sindikatës së Pavarur të gazetarëve dhe punonjësve meditikë, e zbatuar në korrik dhe gusht të vitit 2017, në të cilën janë përfshirë 127 punonjës mediatikë, tregon se në Maqedoni 85 për qind e gazetarëve kanë pagë më të vogël se 500 euro në muaj, ndërsa 45 për qind kanë pagë më të vogël se mesatarja shtetërore prej 370 euro në muaj. Njëherësh 54 për qind e gazetarëve nuk kanë marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, 19 për qind janë angazhuar përkohësisht si punonjës me honorar, ndërsa 55 përqindve u vonohen pagat.

Gazetarë ekonomikisht të sigurt – kusht për media profesionale

Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM), Tamara Çausidis, thotë se të dhënat e marra përmes anketës midis gazetarëve dhe punonjësve mediatikë tregojnë se paga mesatare e një gazetari është nën mesataren kombëtare, por, analiza e Ministrisë së Financave mbi bazën e të ardhurave të paraqitura të të gjithëve në industrinë mediatike tregon numra akoma më dramatike.

“Paga mesatare në këtë degë është më pak se 300 euro, respektivisht pak më tepër se 17.600. Kjo është gjithçka që lidhet me të ardhurat të cilat janë shumë të ulëta. Në mënyrë shtesë anketa e SPGPM-së tregon  për një trend shqetësues të rritjes së pasigurisë “përmes punësimit grupor” me kontratë në vepër apo me kohë të caktuar. Kjo e bën pozitën e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë edhe më të ndjeshme dhe  të ekspozuar ndaj presioneve, shantazheve dhe/ose korrupsionit.Vonimi i pagave , gjithashtu, është një “normalitet i ri”, në të cilin  pothuajse as nuk reagohet”, tha Çausidis.

E pyetur për atë se si janë kushtet e punës të gazetarëve në Maqedoni, Çausidis, tha se pas këtyre të dhënave me të vërtetë pyetja është retorike  se në çfarë kushtesh punojnë gazetarët: në kushte të pasigurta dhe të këqia,  ekonomikisht të kushtëzuar dhe në disavantazh.

“Kjo lidhet me një metodë shumë të thjeshtë dhe efektiv: nëse doni që të “bëni pazar” me politikën redaktuese të mediumit që kini, ju duhen gazetarë të bindur të cilët do të pajtohen që të heqin dorë nga dinjiteti profesional dhe do të shkruajnë sipas porosive të nevojave tuaja. Që t’i bëni gazetarët të binden duhet që t’i mbani në një frikë të përhershme: se do të pushohen nga puna, do të degradohen, do të dënohen….”, thekson Çausidis.

Сснм

Lidhur me atë se çfarë është ndërmarrë deri tani dhe se çfarë mund të bëhet realisht për përmirësimin e pozitës së gazetarëve, Çausidis e përmend qëndrimin e  SPGPM-së se vetëm një gazetar i sigurt ekonomikisht dhe i lirë mund të prodhojë një përmbajtje të lirë dhe profesionale mediatike.

Lidhur me atë se  se sa të forcë kanë gazetarët në negociata dhe  si të përforcohen, Çausidis tha se  me siguri nuk mund të ndryshojnë asgjë – duke qëndruar  mospërfillës dhe duke pritur dikush tjetër nëse mund të bëjë diçka, derisa ” e mbrojnë komoditetin individual”.

“Pra, mund të organizohen edhe kolektivisht, jo vetëm në favorin individual, por në favor të profesionit të luftojnë për përmirësimin e  kushteve profesionale dhe kushteve të punës. Lidhur me negociatat  se sa forcë kemi do të shohim në momentin kur të fillojmë me negociata kolektive. Ne përgatitëm një Marrëveshje kolektive se cili është në të vërtetë pozicioni që ka profesioni i gazetarit dhe shpresoj në negociata jo të largëta”, thotë Çausidis.

SPGPM dhe në përgjithësi gazetarët, theksoi ajo, patën rastin që të kontrollojnë forcën e tyre disa herë kur protestuan për Kezharovskin, kur protestuan për honorarët dhe kur organizuan aksione të përbashkëta kundër atyre që i zinin frymën mendimit të lirë.

Gazetarët kanë kredibilitet të ulët dhe autocensurë të lartë

Sipas raportit të Fridom Haus, Maqedonia në vitin 2016 bën pjesë në grupin e vendeve të cilat kanë media (jo) të lira, ndërsa shkalla e autocensurës të gazetarëve në Maqedoni është në nivelin më të lartë në rajon nëse merren parasysh indikatorët për lirinë e gazetarëve dhe media nga rrjetet e besueshme mediatike.

Drejtoresha e Institutit të Maqedonisë për Media Biljana Petkovska, vlerëson se liria e mediave dhe liria e fjalës, nuk është çështje e ligjit.

“Ligji është i nevojshëm për rregullimin e disa çështjeve themelore në sferën mediatike, siç është praktika gjithkund në Evropë. Ndryshimet të cilat tani propozohen, sa i përket trupit rregullator dhe servisit publik, për shembull, janë në linjë të asaj që e kërkonte bashkësia mediatike. Por, liria e mediave dhe liria e fjalës, nuk është çështje e ligjit. Këto janë kategori të garantuara me kushtetutë, zbatimi dhe respektimi i së cilës varet nga niveli i kulturës shoqërore dhe politike. Ne si shoqëri, duhet t’i avancojmë këto vlera të cilat u ngulfatën në turbulencat politike në dhjetë vitet e fundit. Me përmirësimin e klimës politike-shoqërore, reflektim i të cilës janë mediat, besoj se vendi do të kthehet në një rrugë normale lidhur me gjendjen mediatike”, thotë Petkovska.

Билјана Петковска МИМ

E pyetur cili është shkaku  i gjendjes së keqe në media, Petkovska, pikë së pari thekson se në tregun mediatik në Maqedoni ka shumë media, mes të cilave disa në vitet e fundit punonin (edhe ende punojnë) në kushte të tregut jofunksional mediatik, kur në to derdheshin mjete nga reklamat shtetërore dhe prej burimeve të tjera lidhur me qendrat ekonomike dhe politike, që e mbante konkurrencën jolojale.

“Në kushte të tilla, kur keni lidhje të mediave dhe elitave politike dhe biznesit, keni situatë kur shumë media në mënyrë artificiale mbahen në treg, por kishim situata të mediave me realisht një ose dy të punësuar të cilët merrnin paga minimale. Në mediat në nivel kombëtar, situata ishte dhe ende është në përgjithësi më e mirë, megjithatë jemi larg standardeve, gjegjësisht nga ajo sa duhet të arrijë paga e një gazetari që të mundet ai të ndjejë se puna dhe përgjegjësia e tij vlerësohen në mënyrë përkatëse me atë dhe të vazhdojë të kontribuojë me angazhimin e cilësisë së lartë dhe profesionalizimin”, vlerëson Petkovska.

Nga ana tjetër, thekson Petkovska, pas ndërprerjes së reklamave shtetërore në vitin 2015, dhe pas ndryshimit të pushtetit shumë media, kryesisht të shtypura u mbyllën, ndërsa disa ranë në krizë të rëndë financiare.

“Kjo la shumë gazetarë në treg të cilët praktikisht nuk mund të zgjedhin ku dhe për sa para të punojnë, Në dhjetë vitet e fundit, argumenti i shumë gazetarëve ishte se për shkak se situata në numrin më të madh të mediave ishte e ngjashme, gjegjësisht shumë prej tyre ishin nën ndikim dhe presioneve të biznes qendrave politike të fuqisë. Por, kishte edhe media të tilla të cilat vendosën të mbeten konsekuente në integritetin profesional, standardet dhe parimet dhe filluan projekte të tyre, gjithashtu, me probleme financiare, duke u financuar përmes projekteve të huaja dhe duke tentuar të qëndrojnë në treg”, thekson Petkovska.

Mediumet nën ndikim të fuqishëm politik dhe besim të ulët nga qytetarët

Sipas anketës së kryer në kuadër të hulumtimit të “Barometrit ballkanik 2017”, 72 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se mediumet janë tërësisht apo pjesërisht nën ndikim politik, përderisa vetëm 23 për qind nuk do të dakordoheshin me këtë konstatim.

Hulumtimi “Qytetarët dhe gazetarët për profesionalitetin në media” të Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe Institutit për të Drejta të Njeriut tregon rënie të besimit të qytetarëve në media, prej të cilëve 66,3 për qind konsiderojnë se në media ka propagandë, 57,9 për qind përdorin fjalor të urrejtjes dhe 52,4 për qind janë të korruptuar. Gjashtëdhjetë për qind e qytetarëve janë të bindur se mediat nuk kanë ndikim ndaj qëndrimeve të tyre, përderisa gjysma e mediave presin vetëm të informojnë, e jo të ofrojnë zgjidhje.

Analiza e njëjtë tregon se gazetarët kanë vetëdije për krizën dhe gjendjen në mediat ku 71 për qind e gazetarëve konsiderojnë se prestigji i tyre është i ulët, ndërsa 89 për qind se janë të korruptuar.

слобода на медиуми

Sipas Petkovskës nga IMM besimi në media mund të kthehet vetëm nëse ato largohen nga qendrat e fuqishme politike dhe të biznesit dhe fillojnë të raportojnë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Nëse e kthejnë fokusin drejt njeriut të zakonshëm, problemeve të tij, brengave, interesave dhe përditshmërisë dhe tregojnë se politika është servis i qytetarëve. Nëse shohim dhe lexojmë lajme të bëra profesionalisht në të cilat ka gazetari hulumtuese, ka mendime të kundërta, zëra të të margjinalizuarve, të të ndjeshmëve, nëse “shumohen” emrat e gazetarisë të cilët janë autoritet për vetë politikanët, nëse qytetarët kanë ofertë të pasur, të llojllojshme dhe para së gjithash, cilësore, programore… Deri më tani shumë organizata mediatike dhe qytetare mbanin trajnime, konferenca, debate lidhur me atë se si të avancohen standardet profesionale në gazetarinë e Maqedonisë, por, së pari duhet të fillohet nga niveli më i lartë – mediat të lirohen nga të gjitha presionet dhe relacionet, e më pas kjo do të reflektohet edhe ndaj gazetarëve, prej të cilëve pjesa më e madhe dinë mjaft profesionalisht ta kryejnë punën e tyre, nëse e bëjnë atë lirshëm”, thotë Petkovska.

E pyetur, se si gazetarët ta kthejnë pozitën e rojeve të interesit publik dhe kontrolluesve të punës së autoriteteve, Petkovska thotë se kjo është e mundur nëse redaktorët dhe gazetarët udhëhiqen kryesisht nga interesi publik.

“Përkatësisht, punojnë dhe vendosin varësisht nga ajo që është në interes të qytetarëve, e me atë rast nuk merren me atë nëse puna e tyre do të reflektohet ndaj biznesit apo relacioneve politike të pronarit të mediumit, vetëm në atë rast ata do të mund me efikasitet ta kontrollojnë punën e autoriteteve. Por, për atë nevojiten mediume finanaciarisht të fuqishme, pronarë me integritet, biznesi medial i të cilëve nuk varet nga konstelacionet politike, dhe redaktorë me integritet profesional, të cilët do të mund të refuzojnë gjithçka që nuk është në pajtim me etikën profesionale”, thekson Petkovska.

Nga ana tjetër, raporti i fundit i SHGM-së, konstaton se për fat të keq, për shkak të mjedisit jo të sigurtë në të cilin punojnë gazetarët dhe praktikës së mosndëshkueshmërisë, si dhe për shkak të kushteve të këqija ekonomike në të cilat punojnë gazetarët pothuajse edhe nuk janë në mundësi t’i zgjedhin lirshëm temat për të cilat raportojnë. Gazetarët, gjithashtu, rrallë paraqesin raste të presionit apo censurës së drejtpërdrejtë, ndërkaq kur e bëjnë këtë, shpesh kërkojnë të mbeten anonimë, duke u frikësuar se do të largohen nga puna. Për këtë shkak, SHGM dhe SPGPM janë të penguar të ngrenë padi, t’i shfrytëzojnë edhe mekanizmat e tjera juridike apo të kryejnë presion publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button