Nuhiu: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër armëve të lehta

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili sot mori pjesë në konferencën rajonale në Podgoricë, tha se duhet të intensifikohet bashkëpunimi në nivel rajonal dhe më gjerë në luftën kundër armëve të vogla dhe të lehta dhe se është me rëndësi të vendoset sistem adekuat për evidentimin e kontrollit të armëve.

“Për fat të keq, nuk ka krim pa përdorim të armëve. Drejtpërdrejtë apo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, armët janë fillimi dhe fundi i pothuajse çdo vepre penale, alfa dhe omega e çdo forme të krimit”, theksoi Nuhiu në konferencën për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta që e organizoi SEESAC.

Duke i prezantuar aktivitet e policisë së Maqedonisë në këtë fushë, Nuhiu tha se Maqedonia ka vendosur patrulla të përbashkëta të përziera në linjën kufitare me Bullgarinë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë dhe shfaqi shpresën se në periudhën e ardhshme do të vendosen patrulla të përbashkëta të përziera edhe me Greqinë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button