Krasniqi: Nëse s’ka kusht për Serbinë në BE, përse duhet të ketë bisedime në Bruksel

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi përmes një komunikate për media ka reaguar rreth deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian nuk i ka vënë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ai ka thënë se nëse është kështu atëherë përse duhet të ketë bisedime në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Krasniqit:

Nëse është kështu siç paska thënë: “Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, se kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se Serbia nuk do të ketë nevojë që të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE”. Në rend të parë kjo nuk është vlerë evropiane, pasi Parlamenti Evropian e ka njohur Pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008. Për ketë gjë do t’i afroj si dëshmi fotografit me dy Kryetar të PE-së. Në rend të dytë Kryetari i PE-së nuk po e njeh vendimin e organit që drejton. Ketë “vlerë”, nuk e di si dhe sa mund ta quajmë vlerë evropiane? Institucionet e BE-së duhet ta thonë në mënyrë të qartë: kanë apo nuk kanë vlera? Madje nëse ata nuk i mbrojnë vlerat e tyre, vendimet e fjalët e tyre? Pse Kuvendi i Kosovës t’i qëndroj qëndrimeve të tija të gabuar? Pra, është mirë që Kryetari i PE-së të deklarohet është apo nuk është ajo që ka deklaruar e po deklaron Kryeministrja e Serbisë?

Ajo paska deklaruar edhe: “Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”. Nëse është edhe kjo që kanë shkruar mediet sot, më 01.02. 2018, atëherë Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë arsyeje të vetme të bisedoj me Serbinë në Bruksel. Cila është arsyeja për të biseduar me një vend jo vetëm që nuk të njeh, por edhe t’i qetë përpara 1001 pengesa prej më të ndryshmeve? Një shtet që jo vetëm në vitet 1998 – 1999 ka kryer gjenocid mbi shqiptarët, pse na duhet të zhvillojmë bisedime politike, kur ato bisedime i kemi përfunduar në Vjenë (2006 – 2007)? Jo vetëm kaq, por ajo as një kërkim falje formale nuk e ka bërë për gjenocidin e përsëritur disa herë gjatë shekullit XX.

Kryeministrja, Brnabiq nuk qenka fare në tokë të bukës, ajo nuk po i dëgjon qytetarët serbë, madje edhe vet Ivanoviqin, që akuzat i kanë drejtuar nga Serbia e jo nga Kosova. Ajo pa fije turpi paska deklaruar se: “një komplikim ka ardhur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. E kush e paska vrarë Ivanoviqin sipas saj. Ne, shqiptarët edhe nuk habitemi, se kjo është gjuhë tipike e bandave të vjetra e të reja serbe.

Drejtuesit e shteteve shqiptare, jo vetëm të Kosovës, nuk duhet t’i shtinë “veshët në lesh” e të bëhen sikur rreth tyre nuk po ndodhë asgjë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button