Kumanovari tërheq zvarrë policin mbi 15 metra

Një kumanovar gjatë tentimit për t’u legjitimuar nga një polic e ka nisur automjetin, duke tërhequr zvarrë policin dhe duke i shkaktuar lëndime trupore, njoftoi policia e Kumanovës.

Kundër F.R., i cili pas incidentit vetë është paraqitur në polici, pas marrjes në pyetje, paralajmërohet padi penale për vepër penale pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në rrugën “Ilindenska” në afërsi të kafeterisë “Axhi Trajko”. Zyrtarët e policisë pas informatave të marra paraprakisht për kontrabandë me drogë, kanë dalë në pritë të veturës “Alfa Romeo” e drejtuar nga F.R. nga Kumanova.

Vozitësi ka ndalur veturën, ndërsa polici është afruar, e ka hapur derën e majtë dhe është legjitimuar duke kapur vozitësin për dore. Vozitësi në atë moment me shpejtësi të madhe ka nisur veturën dhe ka tërhequr zvarrë policin mbi 15 metra, pas çka ka ikur. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button