Kosovë, Dënohet Naser Kelmendi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Naser Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe për shpërndarje, me ç’rast ai u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa u lirua nga akuzat e tjera, duke përfshirë atë për krim te organizuar dhe vrasjen e një personi – Ramiz Delaliq – shtetas i Bosnjë Hercegovinës, transmeton REL. 

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button