Trajçevski: Digjitalizimi s’do t’i mbyll televizionet lokale

Digjitalizimi nuk do t’i mbyll mediumet lokale, thekson njeriu i parë i KRD-së, Zoran Trajçevski.
Sipas Trajçevskit lejet e punës janë marrë për shkak të mospagesës së shumave të ulta të borxheve ndaj KRD-së, dhe se digjitalizimi nuk ka qenë arsyeja për ardhjen deri te seleksionimi në hapësirën mediale, ndonëse paraprakisht druhej se vet procesi i digjitalizimit do ta ngarkojë edhe ashtu buxhetin e varfër të TV-stacioneve lokale.

Afati përfundimtar për digjitalizim  është deri më 1 qershor të vitit 2013. Pas këtij afati televizimi analog shkon në histori. Me këtë pritet që qytetarët të fitojnë kushte më të mira, fotografi shumë të pastër dhe zërim shumë të mirë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button