fbpx

Maskë për qetësimin e lëkurës

Ca gjëra është më mirë të jenë të thjeshta dhe ndër vite kështu edhe është vepruar. Ndaj kërkimet e mediave ndërkombëtare në vende më pak të prekura nga teknologjia dhe prodhimet jobiologjike, sjellin herë pas here të reja të vlefshme nga bota e mjekësisë popullore.

Një prej tyre është dhe maska për fytyrë, e cila bëhet me kos dhe maja birre. Është e thjeshtë, funksionale dhe pa shumë shpenzim.

Në një tas të vogël qelqi fusim 3 lugë çaji kos dhe një lugë maja birre, përzijeni derisa të formohet një masë homogjene. Lyeni fytyrën dhe qafën duke shmangur sytë. Tek zona e syve vendosni 2 qese me kamomil.

Maskën mbajeni 20 minuta. Pas 20 minutash fshijeni fytyrën me një copë leckë të pastër me temperaturë ambienti dhe menjëherë më pas, shikoni ndryshimet në lëkurën tuaj.
Majaja e birrës lufton infeksionin. Rekomandohet të përdoret edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës. Kjo maskë është shumë qetësuese dhe ushqyese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close