KSHZ i hapë dyert për qytetarët me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve

Me rastin e  Ditës Globale të Zgjedhjeve, që për çdo vit manifestohet të enjten e pare të muajit shkurt, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka hapur dyert për qytetarët e interesuar në zyrat qendrore si dhe në njësitë rajonale dhe zyrat rajonale, ku do të mund të ndjekin prezantim edukativ si dhe të informohen rreth realizimit të së drejtës së tyre zgjedhore me fokus të veçantë rreth udhëheqjes së listës zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht qytetarët kanë mundësi që të parashtrojnë pyetje deri te të punësuarit në Shërbimin Profesional të KSHZ, si dhe të marrin material edukativ.

  • Prezantimi edukativ përmban më shume aspekte dhe atë:
  • Dallimin ndërmjet të drejtës pasive dhe aktive të votës,
  • Mënyrën e formimit dhe kompetencat e organeve zgjedhore ne Republikën e Maqedonisë,
  • Udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës zgjedhore,
  • Procedura e mbrojtjes se të drejtës zgjedhore dhe aplikimet elektronike tek të cilat kanë qasje qytetarët.

“Intenca e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është që këto ditë të hapura për qytetarët të kalojnë në praktikë të rregullt. Pikërisht për këtë, prezenca dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve është e rëndësisë se posaçme për punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Me këtë rast dëshiroj që t’i inkurajoj qytetarët që sa më masovikisht të marrin pjesë në këto lloj të ditëve të hapura, me çka do të kontribuojnë në ngritjen e kualitetit të procesit zgjedhorë në tërësi”, thonë nga KSHZ.​

Ndryshe, para 70 vjetëve, me Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara, e drejta e votës u konsiderua si njëra nga të drejtat themelore  e të drejtave të njeriut.

Kjo e drejtë realizohet nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe korrekte, si bazament i një shoqërie demokratike.

Kjo dite manifestohet si rezultat I angazhimit të dhënë ne Konferencën Globale të zgjedhjeve e cila u mbajt prej 15 -17 shtator 2005 ne Budapest te Hungarisë.

Në këtë ditë, komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tryeza të rrumbullakëta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe evenimente të ngjashme, me qëllim që të shprehin angazhimin e tyre rreth mbrojtjes së të drejtës zgjedhore  si një nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Këtë vit, Dita Globale e zgjedhjeve, manifestohet pikërisht sot, me 1 shkurt, ndërsa Shërbimi Professional i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për here të parë që kur ekziston KSHZ organizon ditë të hapur edukative për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button