Dy vajza seksualisht janë ngacmuar nga një burrë 40-të vjeçar në Parkun e qytetit

Një burrë dyzetvjeçar  dje pasdite  në Parkun e qytetit te diskotekat seksualisht ka ngacmuar dy vajza.

Rastin e ka paraqitur në polici S.M.(19) nga Shkupi në orën 18 e 15 minuta, ndërsa ka ndodhur në orën 16 derisa ka qenë duke u shetitur së bashku  me shoqen e saj  nëpër Parkun e qytetit, në afërsi të diskotekave.

Në kumtesën citohet se në një moment  ajo ka vërejtur një burrë, të moshës rreth 40 vjeç, i cili së pari u është afruar dhe i ka pyetur nëse duan të njoftohen. Pasi e kanë refuzuar është afruar pas stolit ku kanë qenë të ulura, pas së cilës denoncuesja dhe shoqja e saj e kanë vërejtur se si vetëkënaqet. S.M. dhe shoqja e saj janë ngritur dhe kanë shkuar drejt diskotekave, por personi  ka shkuar pas tyre, pas çka menjëherë janë paraqitur në numrin e telefonit 192, ndërsa pas një kohe të shkurtër personi ka shkuar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button