Gjermania mbështet Maqedoninë në strukturat evroatlantike

Aktivitetet rrjedhëse lidhur me procesin e integrimit evropian ishin temë e bisedimeve mes zëvendëskryeministres përgjegjëse për çështjet evropiane Teuta Arifi me drejtorin e Komitetit për marrëdhënie ekonomike të Republikës Federale të Gjermanisë, Rajner Linder.

Në takimin Arifi veçmas është përqendruar në implementimin e masave të parapara me Udhërrëfyesin operativ për realizimin e qëllimeve të përfshira me sferat prioritare të Dialogut aderues të nivelit të lartë mes BE-së dhe Maqedonisë.

“Arifi dhe Linder biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve me ç’rast u theksua se i njëjti është në nivel të lartë dhe se Maqedonia fiton mbështetje të rëndësishme bilaterale përmes programeve zhvillimore të Gjermanisë”, theksohet në kumtesën.

Gjermania mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat evroatlantike, theksoi Linder dhe shfaqi shpresë se Dialogu aderues do të kontribojë për afrimin e mëtejshëm  të Maqedonisë në standardet evropiane. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button