Shpërthim në një dyqan për mobilje në Athinë

Dëm serioz material shkaktoi shpërthimi i fuqishëm që diçka pas orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale ka ndodhur në një dyqan për mobilje në pjesën veriore të Athinës.

Tani për tani, nuk ka informacione nëse pas shpërthimit qëndron ndonjëra nga organizatat anarkiste terroriste greke.

Për dallim nga shumica e shpërthimeve në Athinë në vitet e fundit, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, këtë herë, nuk ka pasur thirrje paralajmëruese anonime deri te ndonjë medium grek.

Грција експлозија

Momentin e shpërthimit e kanë regjistruar kamerat e sigurimit nga dyqanet përreth, ndërsa incizimin sot në mëngjes e ka publikuar televizioni grek Skaj. Në incizim, vërehen dy persona të cilët me motoçikletë për një periudhë të shkurtër kohore janë ndalur para dyqanit, njëri e ka lënë mekanizmin shpërthyes dhe menjëherë janë larguar me shpejtësi të madhe.

Disa minuta më vonë bomba ka shpërthyer. Sipas mediave greke, policia po e kontrollon edhe video materialin konkret për zbulimin e dy personave.

Edhe krahas asaj që dyqani për mobilje gjendet në bulevardin qendror dhe qarkullues në Athinë, megjithatë në momentin e shpërthimit në afërsi nuk ka pasur qytetarë ose automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button