Shefi i Hamasit është vënë në listën e zezë amerikane

SHBA-ja e vendosi kryetarin e lëvizjes islamike palestineze Hamas, Ismail Hania në listën e zezë dhe vendosi sanksione ndaj tij.

Mediumet amerikane vlerësojnë se hapi i këtillë do të sjellë tensionime shtesë pasi që Uashingtoni e njohi Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

“Hania ka lidhje të afërta me krahun ushtarak të Hamasit, dhe është ithtar i luftës së armatosur”, ceket në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Për të ekzistojnë raporte se është i involvuar në sulme tereroriste kundër qytetarëve izraelitë. Hamas është përgjegjës për 17 viktimat amerikane në sulmet terroriste”, shtohet në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button