Rasti Monstrum: Shtyhet gjykimi për Ibrahim Sejdinin

Ibrahim Sejdini i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe tregti me armë nuk u soll në seancën e parë gjyqësore kundër tij në Gjykatën penale në Shkup, që ishte caktuar për sot.

Gjykatësi e shtyu procesin, për shkak të pamundësive teknike, që i akuzuari të transportohet deri në gjyq, shkruan portali Press24. Gjykimi është shtyrë deri në fund të qershorit.

Sejdini edhe pse nuk është drejtpërdrejt i ndërlidhur me rastin Smillkovcë, ishte pjesë e aksionit të madh policor Monstra, ku u arrestuan 20 persona, ndërsa 13 u liruan pas 2 ditëve si të pafajshëm..

Lajme të ngjashme

Back to top button