Kjo s’ishte ndeshje por marrëveshje! (Video)

Ndeshja e ligës së dytë të Spanjës ndërmjet Celta Vigos dhe Cordobas është njëra nga ato ndeshje që viteve të fundit shpeshherë po i shohim në futbollin evropian, të cilat nuk janë ndeshje por marrëveshje.Mediat spanjolle dhe evropiane e quajnë këtë ndeshje si ndeshje turpi pasi që të 2 skuadrave i’u konvenonte barazimi dhe këtë edhe e arritën me 1 ndeshje tejet monotone duke mos krijuar pothuaj asnjë rast gjatë tërë ndeshjes. Celta Vigo me 1 pikë siguronte hyrjen në ligë ndërsa Cordoba me 1 pikë siguronte kualifikimin në Play Off.

Loja kryesisht zhvillohej në mes të fushës dhe në pasime të mbrojtësve ndërkaq sulmuesit vetëm silleshin vërdallë. Sulmuesit ishin si në piknik gjersa përpjekjet e tyre për ndonjë gol ishin vetëm false dhe shtireshin se nuk dinë asgjë dhe s’kanë erë goli. Kalonin shumë minuta dhe tifozët e të 2 palëve vetëm festonin, jo nga bukuria e asaj ndeshje por nga rezultati që të gjithë e shikonin se filloi dhe shkoi drejtë barazimit.

E të shihet kjo lojë në futbollin spanjoll, pavarësishtë në cilën ligë, është turpi i futbollit evropian, duke e patur parasysh se kombëtarja e tyre është kampion aktual evropian dhe botëror, ndërsa 1 ligë më e lartë se kjo liga e dytë vlerësohet si liga më e fortë në botë.

Në videon në vijim mund të shikoni pak çaste nga ajo ndeshje dhe mund të shikoni edhe ju “mundin” e lojtarëve në fushë për të gjetur golin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button