Anketë: Për 51 për qind nga qytetarët Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do ta përmirësojë bashkëjetesën

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do ta përmirësojë bashkëjetesën vlerësojnë 51 për qind nga qytetarët, kundrejt 44 për qind të cilët janë përgjigjur pozitivisht, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike e Institutit për Demokraci “Societas civilis”.

Në pyetjen nëse vlerësojnë se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përmirësohet bashkëjetesa në Maqedoni vetëm pesë për qind janë përgjigjur “nuk e di”.

Anketa tregon se ekziston dallim i madh në përgjigjet e kësaj pyetje varësisht nga ajo për cilën parti kanë votuar qytetarët e anketuar.  Kështu 77 për qind nga të anketuarit të cilët kanë votuar për VMRO-DPMNE-në vlerësojnë se nuk do të përmirësohet bashkëjetesa kundrejt, 39 për qind nga votuesit e anketuar për LSDM-në, 25 për qind nga votuesit për BESA-n dhe 11 për qind nga votuesit për BDI-në.

Optimistë më të mëdhenj se ligji do ta përmirësojë bashkëjetesën me 85 për qind janë votuesit e BDI-së dhe BESA-s me 75 për qind, ndërsa 55 për qind nga votuesit e LSDM-së dhe vetëm 18 për qind nga votuesit e VMRO-DPMNE-së besojnë se me ligjin do të përmirësohet bashkëjetesa në Maqedoni.

Për 34 për qind nga të anketuarit me vendosjen e këtij ligji çdo bashkësi etnike do ta shfrytëzojë vetëm gjuhën e tij, ndërsa për 57 për qind nga të anketuarit me vendosjen e këtij ligji gjuha maqedonase do të përdoret si gjuhë e përbashkët, tregojnë rezultatet nga anketa.

Anketa telefonike në ekzemplarë kombëtar prej 100 të anketuarve është zbatuar prej datës 19 deri më 26 janar të këtij viti nga “M Prospekt” për nevojat e Institutit për Demokraci “Societas civilis”, me margjina për gabim statistikor prej tre për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button