MF: Borxhi shtetëror është ulur për 1 pikë procentuale, publiku për 1,7

Borxhi shtetëror në fund të vitit 2017 është më i ulët për 1 pikë procentuale, ndërsa borxhi publik është më i ulët për 1,7 pikë procentuale, krahasuar me fundin e vitit 2016, kumtoi Ministria e Financave.

Kjo, sipas MF-së, është ulja e parë vjetore e borxhit shtetëror dhe publik prej vitit 2009.

Siaps të dhënave të Ministrisë, në fund të vitit 2017 borxhi shtetëror ka qenë 38,7 për qind nga Bruto prodhimi vendor (BPV), përderisa borxhi publik paraqet 46,7 për qind të BPV-së.

“Lidhur me tremujorin e tretë të vitit 2017, vërehet rritje tek borxhi shtetëror për 0,8 pikë procentuale dhe tek borxhi publik për 0,9 pikë procentuale”, ceket në kumteësn e Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button