fbpx

Asnjë deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Në Kuvendin e ri serb do të jenë edhe katër parti të pakicave, por asnjë deputet shqiptar.

Lista e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind.

Deputeti i vetëm shqiptar, në përbërjen e fundit parlamentare në Serbi, ishte Riza Halimi i PVD-së.
Ndërsa, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se shqiptarët mbetën pa deputet për shkak të dobësimit së partisë së Halimit.

Ai ka konfirmuar se partia e tij i ka fituar bindshëm zgjedhjet dhe do të konstituojë në Preshevë një kuvend komunal ‘qind për qind’ shqiptar./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close