Samuel Eto’o transferohet në Konyaspor

 Futbollisti kamerunas Samuel Eto’o ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me klubin e ligës turke të futbollit, Atiker Konyaspor, raporton Anadolu Agency (AA).

Eto’o sot zyrtarisht u prezantua në stadiumin e qytetit në Konya si lojtar i ri Konyasporit ndërsa presidenti i klubit Fatih Yilmaz tha se Eto’o ka nënshkruar një kontratë për dy vjet e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

“Ne jemi të lumtur të shohim Eto’on të luajë për ekipin tonë. Ai ka luajtur në klube të mëdha dhe përvoja e tij do të jetë në të mirën tonë. Dje ne kemi nënshkruar kontratë me sulmuesin Adis Jahoviç ndërsa sot me Eto’on. Dëshirojmë që klubi të kthehet shpejtë në vendin që i takon në tabelë”, tha Yilmaz.

Eto’o shprehu kënaqësinë e tij me rastin e ardhjes në Konyaspor dhe falënderoi ish-shokët e ekipit dhe stafin e Antalyaspor, ku ai luajti nga viti 2015.

“Kjo është një situatë e dhimbshme por një ditë do të më kuptojnë. Futbolli është dashuri dhe dua ta dini se Antalya është shtëpia ime e dytë. Në Konyaspor më ftuan për shkak se besojnë në mua. Futbolli nuk është sport si tenisi, ku luan një njeri. Ne jemi këtu për të sjellë Konyasporin në majë dhe kemi nevojë për mbështetje nga tifozët”, tha 37-vjeçari Eto’o.

Duke theksuar se qëllimi i tij është të shënojë sa më shumë gola por edhe të ndihmojë ekipin, Eto’o theksoi se është e rëndësishme që Adis Jahoviç, futbollisti nga Maqedonia i cili u transferua në këtë klub nga Goztepe, të vazhdojë me shënimin e golave.

“Nëse marr ndonjë ofertë në Turqi pas përfundimit të karrierës sime do të doja të qëndroja dhe të fitoj trofe si trajner”, shtoi Eto’o.

Në fund të ceremonisë së nënshkrimit, Eto’o dhe Jahoviç përshëndetën tifozët e Konyasporit në stadiumin e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button