Nxënësit e klasave të para do të marrin 60.000 libra në kuadër të programit “MoneyGram Cares“

Nxënësit е klasës së  parë në 366 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, do të furnizohen me 60.000 libra me fotografi me qëllim të rritjes së aftësive për lexim.

Ky aktivitet është pjesë e projetit të Fondacionit për inicinativa arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” dhe fondacionit “MoneyGram”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i shkathtësive matematikore dhe gjuhësore të nxënësve.

Projekti u promovua sot, ngjarje në të cilën mori pjesë edhe Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili me këtë  rast falënderoi realizuesit e projektit dhe gjithë faktorët shoqëror të cilët në mënyra nga më të ndryshme japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor.

Zëvendës ministri Ademi apeloi deri te mësimdhënësit qē ti zbatojnë dhe t ´u pērmbahen rregulloreve për përdorimin e këtyre mjeteve ndihmëse, siç tha ai, orët mësimore do të bëhen më kreative dhe argëtuse, gjë që sjell interes më të lartë për femijët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button