Simitis: Interesi kombëtar kërkon zgjidhje të kontestit të emrit

Ish kryeministri grek nga radhët e PASOK-ut, Kostas Simitis, përmes një kumtese i komentoi marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë apo siç shkruan “problemin e vendit tonë me IRJM”. Ai, vlerëson se interesi kombëtar kërkon zgjidhje të kontestit, njofton korrespondenti MIA-s nga Athina.

“Parakusht për prosperitetin e Greqisë është komunikimi i mirë me rrethinën e saj ballkanike. Këtë e tregon historia. Sipas kësaj, interesi kombëtar kërkon zgjidhje të problemit që i vështirëson marrëdhëniet tona me IRJM-në. Rrethanat hapin mundësi për sukses, nëse ekzistojnë negociata serioze dhe me përgjegjësi në bazë të Marrëveshjes së përkohshme. Nacionalizimit duhet t’i kundërvihemi me vullnet politik, përgjegjësi dhe patriotizëm të vetëdijshëm”, thotë Simitis në deklaratën e shkruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button