fbpx

Jolie: Abuzimi seksual ndaj grave ndikon në sigurinë ndërkombëtare

 Aktorja Hollywoodiane dhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë të Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Angelina Jolie, tha se do të bashkëpunojnë me NATO-n në luftën kundër dhunës seksuale ndaj grave në zonat e konfliktit, raporton Anadolu Agency (AA).

Jolie sot u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel dhe pas takimit mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Jolie tha se ajo për herë të parë ka vizituar selinë e NATO-s në Bruksel, ku potencoi se problemi i dhunës seksuale ndaj grave dhe fëmijëve në zonat e konfliktit është bërë një problem që ndikon në sigurinë e nivelit ndërkombëtar.

Ajo theksoi se përdhunimi është kthyer në një armë që përdoret në luftë si dhe mundësia që kjo të ndodhë në zonat e konfliktit është pranuar, dhe se kjo temë lihet pas dore për shkak të vështirësisë për t’u marrë me të.

“Përveç që paraqet një padrejtësi historike, kjo është një çështje shumë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Jolie.

Ajo theksoi se nuk është e mundur të arrihet paqja nëse dhuna seksuale përdoret si mjet për të arritur qëllimet politike dhe ushtarake. Kjo, sipas fjalëve të saj, gjithashtu ndikon në sigurinë globale me të cilën merret NATO.

“Ne diskutuam rreth asaj se si NATO mund të ndikojë në forcimin e llogaridhënies globale dhe në parandalimin e çështjeve të tilla si dhuna kundër grave në zonat e konfliktit”, tha Jolie.

Ajo tha se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm duke u mbrojtur gratë, por kjo ka të bëjë me vlerat që u jepen grave.

“Paqja dhe siguria e përhershme nuk mund të ndërtohet në shoqëri pa të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje të grave”, përfundoi Jolie.

Stoltenberg tha se edhe pse NATO në thelb është një aleancë ushtarake, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen kundër kërcënimeve ushtarake, ajo gjithashtu ka natyrën e një aleance politike të bazuar në demokraci, liri, sundim të ligjit dhe vlerave themelore.

Ai vuri në dukje se roli i grave në ushtri duhet të jetë më i fortë.

“Dhuna seksuale është një taktikë lufte, cak i së cilës janë gratë, femrat, burrat dhe djemtë. NATO ndërmerr shumë gjëra për t’u marrë me këtë problem, por duhet të bëhet shumë më tepër”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button