Kujdes kur konsumoni këto ushqime, ata mund t’ju prishin mëlçinë

Lista e ushqimeve që mund të mbrojnë ose dëmtojnë mëlçinë.

Bollgur

Ushqimet e pasura me fibër mund të ndihmojnë në funksionimin siç duhet të mëlçisë. Doni një ushqim të mirë për të nisur ditën? Provoni bollgurin. Studimet kanë treguar se bollguri mund të ndihmojë në humbjen e kilogramëve të tepërt dhe dhjamit përreth belit, një mënyrë e mirë kjo për të mbajtur larg sëmundjet e mëlçisë.

Qëndroni larg ushqimeve me shumë yndyrë

Patatet e skuqura dhe hamburgerët janë një zgjidhje jo e mirë për të mbajtur mëlçinë të shëndetshme. Duke ngrënë shumë ushqime që janë të larta në yndyra të ngopura, detyroni mëlçinë të punojë më fortë. Me kalimin e kohës mund të çojë në inflamacion, i cili bëhet shkak pastaj për zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë, përfshirë edhe cirrozën. Prandaj përpiquni t’i limitoni këto ushqime.

Brokoli

Shtoni shumë perime në dietë nëse doni të mbroni mëlçinë. Brokoli mund të jetë pjesë e kësaj strategjie. Disa studime sugjerojnë se kjo perime mund të ofrojë mbrojtje kundër dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli. Brokoli është shumë i shijshëm nëse e piqni me pak hudhra dhe uthull molle.

Kafe

Nëse nuk mund të bëni pa të gjatë ditës, gëzohuni kur të mësoni se kafja ka disa përfitime për mëlçinë. Studimet kanë treguar se konsumimi i 2-3 filxhanëve me kafe në ditë mund të mbrojë mëlçinë nga dëmtimi i shkaktuar nga abuzimi me alkoolin ose një dietë e pashëndetshme. Disa studime madje kanë arritur në përfundimin se kafja mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Kujdes me sheqerin

Abuzimi me ëmbëlsirat mund të ketë pasoja në mëlçi. Kjo ndodh sepse një pjesë e punës së mëlçisë është të konvertojë sheqerin në dhjam. Nëse e teproni me të, mëlçia krijon shumë dhjam, duke përfunduar aty ku nuk duhet. Në terma më afatgjatë, mund të përfundoni me probleme shëndetësore si sëmundja e mëlçisë së dhjamosur. Prandaj bëjini një favor mëlçisë dhe i konsumoni ëmbëlsirat në raste shumë të rralla.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është i pasur me një lloj antioksiduesi që ofron mbrojtje nga disa lloje kanceri, përfshirë edhe atë të mëlçisë. Mund të merrni më shumë nga ky lloj antioksiduesi nëse e përgatisni vetë çajin dhe e pini të ngrohtë. Çajrat e ftohtë dhe të gatshëm kanë nivele më të ulëta të këtij antioksiduesi.

Ujë

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për mëlçinë është të mbani një peshë të shëndetshme. Mësohuni të pini më shumë ujë sesa pije të gazuara ose energjetike. Do të habiteni se sa pak kalori do të merrni në ditë.

Bajamet

Frutat e thata – sidomos bajamet – janë një burim i mirë i vitaminës E, një lëndë ushqyese që studime të ndryshme kanë treguar se mund të ofrojë mbrojtje kundër dhjamosjes së mëlçisë. Bajamet gjithashtu janë shumë të mira për zemrën, prandaj mbushni një grusht me to herës tjetër kur doni të përtypni diçka.

I vendosni kufi kripës

Trupi ka nevojë për kripë, por jo aq sa ju konsumoni. Studime të kahershme kanë treguar se një dietë e lartë në sodium mund të shkaktojë fibrozë, faza e parë e dhjamosjes së mëlçisë. Ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të kufizuar kripën. Shmangni ushqimet e përpunuara, si proshuta apo sallami, Në vend të perimeve të paketuara zgjidhni ato të freskëta. Dhe mbajeni kripën sa më larg tavolinës së bukës.

Spinaq

Perimet me gjethe jeshile kanë një antioksidues të fuqishëm, i quajtur glutathione, që mund të ndihmojë mëlçinë të funksionojë siç duhet.

Boronica

Boronicat janë të pasura me disa lëndë ushqyese, të quajtura polifenolë, që mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë jo për shkak të alkoolit, që shkon shpesh krahë për krahur me obezitetin dhe kolesterolin e lartë. Ushqime të tjera të pasura në polifenolë janë edhe çokollata e zezë, vaji i ullirit dhe kumbullat.

Alkooli në sasi të moderuar

Abuzimi me alkoolin mund të ketë pasoja të rënda në mëlçi. Me kalimin e kohës ai mund të shkaktojë cirrozë të mëlçisë. Përpiquni të kufizoni konsumimin e alkoolit në një gotë në ditë nëse jeni grua ose dy nëse jeni burrë.

Erëzat dhe bimët mjekësore

Doni të mbroni mëlçinë dhe zemrën në të njëjtën kohë? Spërkatni pak rigon, sherbelë ose rozmarinë në gatime të ndryshme. Ato janë një burim i mirë i polifenolëve të shëndetshëm. Një përfitim shtesë: ata ju ndihmojnë të kufizoni kripën në shumë gatime.

 Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button