Obama: Faleminderit Sarkozi!

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka telefonuar presidentit në largim të Francës, Nikolas Sarkozi, “për ta falënderuar për udhëheqjen e fortë, si dhe për miqësinë dhe partneritetin në kohëra sfiduese”.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama “ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin që ka karakterizuar marrëdhëniet mes dy udhëheqësve nga janari i vitit 2009”.

Sarkozi, të dielën, ka dështuar të rizgjidhet për mandatin e dytë presidencial, duke bërë që Fransua Holland të fitojë postin e kreut të shtetit francez./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button