fbpx

Qindra të punësuar në Ohis protestojnë para fabrikës

Para hyrjes së fabrikës Ohis sot në mëngjes janë mbledhur qindra të punësuar në protestë, duke mos lejuar që askush të hyjë në rrethin e fabrikës.

Punonjësit shfaqin revoltën e tyre për shkak të asaj se nga dhjetori janë pa rrogë, ndërsa kanë kërkesa për 8 rroga të mbetura. Ata dje protestuan para Qeverisë, por nuk u takuan me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sindikata e fabrikës kërkoi ndihmë nga Qeveria në shumë prej 30 milionë denarë, për të siguruar paqe sociale të punonjësve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close