fbpx

Nisi të hante shumë kur i vdiq nëna

Keith Martin është njeriu më i shëndoshë në botë dhe nuk ka dalë nga shtëpia e tij 10 vitet e fundit për shkak të pamundësisë për të lëvizur. Ai tha se kishte dalë për herë të fundit në 11 shtator të vitit 2001. 42-vjeçari u shpreh se gjendja e tij e kishte çuar pranë vetvrasjes dhe tani dëshpërimisht kërkon të humbë në peshë.

Mjekët më kanë thënë se nuk do të arrij të 50-at nëse nuk marr masa drastike. Unë duhet të humbas më shumë se gjysmën e peshës”,-thotë ai, teksa kujton që kur ishte i ri ishte i hollë dhe i shëndetshëm.

Ai tha se nisi të hante shumë kur nëna e tij ndërroi jetë. “Unë aty e gjeja ngushëllimin”,-u shpreh ai. Protagonisti i këtij zhvillimi fizik thotë se njëherë e një kohë ai hante deri në 20 mijë kalori në ditë, në një kohë që sot është kufizuar deri në 1500./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close