Klinika e re në Bardovcë, do të kushtojë 500 milionë euro, por edhe gjobë prej 5.5 milionë euro

Qeveria ende i shqyrton opsionet rreth Qendrës së re Klinike në Shkup, nëse do të ngelet në lokacionin ekzistues ashtu siç ishte planifikuar që një pjesë e klinikave të marrin lokacione të reja ose të zbatohet procedurë e re për Qendrën të re Klinike me lokacion të plotë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha kryeministri Zoran Zaev, i cili sot në Kuvend, gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve, nëse zbatohet projekti të cilin e ka promovuar qeveria paraprake sipas së cilës parashihet lokacion i njëjtë dhe ajo do të kushtonte 85 milionë euro në të cilin paket bien edhe spitale tjera, siç janë ai i Shtipit, por edhe një pjesë e pajisjes në to. Në atë rast, do të ngelet problemi me kaosin në komunikacion, i cili do të mundej të zgjidhet me garazhe në kate.

“Nuk kemi realizuar takim me kryerësin e punë, bëhet fjalë për kompani italiane e cila ndërkombëtarisht është e pranuar dhe ka ndërtuar edhe në vende tjera. Nuk jemi takuar, pasi që ende s’kemi vendosur çfarë do të bëjmë”, tha Zaev.

Nëse Qeveria vendos që të heq dorë nga ky projekt dhe të nis tjetër, atëherë do të duhet të paguhen 5.5 milionë euro pasi që marrëveshja është e nënshkruar.

Në rast se siç tha Zaev, të vendoset për projekt të ri, Qendra Klinike do të dislokohej komplet nga qendra në Shkup. Lokacioni i ri do të ishte në Bardovcë, afër qarkores që të jetë e qasshme edhe për qytetarët e pjesës perëndimore, por edhe për lindore.

Përllogaritjet e para që i kumtoi Zaev, janë se ajo Maqedonisë do t’i kushtonte 450-500 milionë euro. Në asi situate do të duhej që të kërkohet edhe burim i ri i parave, që të shpallet tenderi, të përgatitet dokumentacioni projektues, ndërkaq gur-themeli i qendrës së re klinike do të vendosej për 4-5 vjet.

Nga ana tjetër, nëse ndërtohet klinika, vendi ekzistues, do të rregullohet dhe do të shfrytëzohet për diçka tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button