Angelina Jolie takoi Zonjën e Parë të Francës, mediat flasin për stilin e grave

Angelina Jolie dhe Brigitte Macron janë takuar në Paris. Ishte një takim me temë angazhimin në zgjidhjen e krizës së refugjatëve sirianë, një takim grash të pushtetshme, por dhe një takim stili, shkruan Class. 

Ndërsa Jolie vinte në Paris pas udhëtimit të saj në Jordani, ku takoi fëmijë të familjeve të emigrantëve sirianë, ky takim me bashkëshorten e Presidentit francez, ishte për të diskutuar rreth këtij udhëtimi, ku Jolie-n e kishin shoqëruar dhe dy nga vajzat e saj dhe për të kërkuar mënyra për zgjidhjen e kësaj krize.

Sakaq mediat nuk hoqën dorë nga analiza e rrobave që kishin veshur zonjat për këtë takim, pavarësisht rëndësisë së përmbajtjes së bisedimeve.

Jolie kishte veshur në fustan të bardhë, Roland Mouret që kushton 752 $, një pelerinë gri, këpucë nude me taka dhe një çantë të së njëjtës nuancë, të zgjedhur për të nderuar vendin pritës nga një prej shtëpive ikonë të modës franceze, Louis Vuitton.

Macron ishte kombinuar me të me një xhaketë ngjyrë neutrale, këmishë dhe pantallona të ngushta të zeza.

Është hera e dytë që Zonja e Parë takohet me një amerikane të famshme, me stil…edhe atëherë, arsyeja e takimit ishte gjithashtu një kauz. Verën e kaluar ajo priti në pallatin Elysée, Rihanna-n për të diskutuar për punën e këngëtares në kuadër të një fondacioni në mbështetje të arsimit të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button