Për rreth 9 milionë denarë dëmtoi buxhetin komunal, kallëzim penal për ish kryetarin e Sveti Nikollës

Me procedurë të jashtëligjshme dhe në mënyrë ilegale mundësoi që të kryhen punime në territorin e komunës së Sveti Nikollës duke dëmtuar buxhetin komunal për rreth 9 milionë denarë. Nën veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, është caktuar kallëzim penal për ish kryetarin e Komunës së Sveti Nikolës, njofton Portalb.mk.

Zyra e jashtme për vepra kriminale e Sveti Nikollës ka parashtruar kallëzim penal kundër personit me iniciale R.Gj. (44 vj.) nga Sveti Nikollë, kundër ndërmarrjes  “Eurodrvo” Shkup, për A.P. (54 vj.) nga Shkupi, për S.D. (55 vj.) nga Shtipi nën veprën penale “ndërtim ilegal”.

Më vitin 2012, i denoncuari i parë, si kryetar i komunës së Sveti Nikolës, pa ndonjë projekt, pa miratim për punim dhe ndryshim të planit detaj urbanistik ka sjellë vendim për furnizim publik për rekonstruim dhe ndërtim në dy rrugë të Sveti Nikollës.

Pas kësaj, i denoncuari i dytë dhe i tretë, si përgjegjës në ndërmarrjen “Eurodrvo” Shkup e kanë kryer ndërtimin, dhe i denoncuari i katërt, edhe përskaj asaj që nuk e ka ditur se nuk ka projekt dhe miratim për punim, ka kryer kontroll të punimeve ndërtimore.

Në 22.08.2012, i denoncuari i parë, në kundërshtim me ligjin për furnizim publik, sërish ka sjellë vendim për furnizim publik në dy pozicione të cilat kanë qenë të përfshira në furnizimin e parë.

Me vendimin e dytë, furnizimin e parë e ka rritur për 35% derisa të denoncuarit e tjerë, i treti dhe i katërti kanë përgatitur dokumentacionin dhe të njëjtin e kanë dorëzuar në Komunën e Sveti Nikollës për pagesë.

Me këtë, R.Gj. ka dëmtuar buxhetin komunal dhe ka mundësuar që ndërmarrja “Eurodrvo” Shkup të pasurohet për 8,574,814 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button