Po përgatitet zgjidhje ligjore për personat që jetojnë në Maqedoni, por nuk kanë nënshtetësinë

“Po bëjmë analiza në kategorizimin e rasteve që i kemi regjistruar të qytetarëve që nuk kanë nënshtetësi. Nuk them se do të zgjidhet menjëherë dhe të gjithë do të marrin, por them se do të ketë propozim ligj për këtë çështje”, kjo është përgjigja e ministrin të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndaj pyetjes së deputetit të Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, se çfarë po punohet në lidhje me zgjidhjen e çështjes së problematikës që disa qytetarë nuk kanë mundësi ta marrin nënshtetësinë e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme kuvendore ku deputetët kanë mundësi t’i pyesin kryeministrin dhe ministrat për çështje të ndryshme, Zendeli, gjatë pyetjes sqaroi se MPB nuk jep arsye të qartë se pse u refuzohet nënshtetësia të njëjtëve, ndërkaq këtë e ka përmendur edhe Avokati i Popullit në raportin e vitit 2016.

Nga ana tjetër, Spasovski, sqaroi se ka raste të veçanta për atë se pse disa nga këto qytetarët nuk munden të marrin nënshtetësi, ndërkaq ka një numër i vogël i qytetarëve që për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë, nuk mund ta marrin të drejtën që të jenë qytetarë të Maqedonisë.

“Këto çështje i kemi hapur dhe po punojmë se si të vijmë në deri në zgjidhjen e kësaj. Një numër i vogël i qytetarëve nuk munden të marrin nënshtetësi, për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë, megjithatë ky numër është shumë i vogël. Nga ana tjetër, shumica që nuk kanë nënshtetësi, janë ata qytetarë që pas pavarësisë së Maqedonisë, kur ishte obligim ligjor që çdokush të paraqitet dhe të nënshkruhet për t’u bërë shtetas, në atë kohë, nuk e di se për çfarë arsye nuk janë paraqitur për t’u regjistruar. Ka njerëz që aspak nuk janë paraqitur për qëndrim të parakohshëm dhe tani nuk e kanë të plotësuar normën prej 7-8 apo 10 vjetëve për përfitimin e nënshtetësisë. Nga ana tjetër, ka qytetarë që fare nuk janë të evidentuar në Maqedoni, të ashtuquajtur qytetarë fantomë, që më shumë janë prej nacionalitetit rom. Nuk janë të shkruar askund, andaj edhe nuk mund të realizojnë asnjë të drejtë”, tha Spasovski, duke shtuar se shpresojnë që të gjitha analizat që i bëjnë, dhe rastet që i kanë regjistruar për këtë problematikë, do të rregullohen me ndryshime ligjore, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, qytetarë nga vise të ndryshme të Maqedonisë vazhdojnë të ankohen se janë pa nënshtetësi. Kryesisht në këtë numër të madh janë edhe ata që kanë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me vite të tëra në këtë vend. Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht prej romëve dhe shqiptarëve që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe ish vendet tjera të Jugosllavisë së shpërbërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button