Mediu: PD të konsultohet me aleatët për presidentin

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mbledhë aleatët e saj dhe të diskutojë për kandidatët për Presidentin e Republikës.

Siç raporton noa.al, në fjalën e tij Mediu ka theksuar se procesi për zgjedhjen e Presidentit duket të jetë mbështetur në Kushtetutë dhe mbi konsultimet e nevojshme me palët dhe aleatët.

Pak ditë më parë kandidati i vetëshpallur për president, ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, deklaroi se së shpejti do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Partisë Republikane, për të kërkuar mbështetjen edhe prej tij. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button