Prostitucion në Prishtinë, arrestohen tre persona

Pas hetimeve të zhvilluara me dyshimin e bazuar për prostitucion janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë konfiskuar në cilësi të provave materiale edhe gjashtë telefona celularë, një shtëpizë e kompjuterit dhe 30 euro.

Rasti ka ndodhur dje në ora 17:10, njofton sot Policia e Kosovës.

Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button