Biznesmenët e Katarit në takim në Qeveri

Ndërtimi i stacioneve të karburanteve, depo për naftë nga e cila do të furnizohet rajoni, si dhe rikapitalizimi i Elektranave shtetërore sipas Qeverisë janë investime potenciale nga Katari të cilat kanë shanse serioze për realizim. 

Nesër delegacioni i Katarit do të vizitojë disa lokalitete në Maqedoni mes të cilave edhe hidrocentralet e ELEM-it.

Sipas Qeverisë, lëmi të tjera në të cilat ka mundësi për investime nga Katari janë përpunimi i pemëve dhe perimeve, mishi i dhenve për tregjet e Lindjes së afërme, si dhe ndërtimi i banesave dhe hoteleve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button