Humb jetën çiklisti në një aksident trafiku

Në hyrje të Gostivarit sot pas orës 16 një çiklist 55-vjeç e ka humbur jetën kur atë e ka goditur vetura markë Folsfagen Tiguan. 

Siç informoi policia, 55-vjeçari N.D. nga Forina, ka qenë i goditur nga vetura e drejtuar nga 66-vjeçari Xh.I. nga fshati i njëjtë, kështu që çiklisti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Vozitësi është mbajtur në stacionin policor dhe janë marrë masa dhe aktivitete që të konstatohet si ka ndodhur aksidenti – deklaroi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button