Reagon Qeveria e Kosovës: Rritja e pagave e bazuar në Kushtetutë

Por ndaj kësaj ka reaguar qeveria e cila në adresën e mediave ka dërguar disa konstatime juiridike që janë nxjerrë pas vendimit të AKK-së.

Në këtë komunikatë e para dhe kryesorja thuhet se “vendimi i AKK-së ka qenë me pasaktësi të shumta, dhe potencialisht i ndikuar”.

“Opinioni i AKK-së karakterizohet jo vetëm me pasaktësi të shumta juridike por edhe me një qasje jo profesionale, potencialisht të ndikuar, në interpretimin e dispozitave ligjore për sa i takon konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimet e qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre qëndrimeve, vendimi për rritje të pagave ka qenë bindje e lirë e anëtarëve të kabinetit qeveritar, dhe i bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Mos deklarimi i situatës së konfliktit të interesit gjatë vendimmarrjes së Qeverisë për rastin në fjalë ka qenë rezultat i bindjes së lirë juridike dhe politike se vendimi është marrë mbi bazën e kompetencave kushtetuese të Qeverisë. Nisur nga kjo, asnjëri nga anëtarët e Qeverisë nuk e ka shtruar çështjen e konfliktit të mundshëm të interesit, marrë për bazë, përveç tjerash, edhe mungesën e ndonjë praktike të tillë në të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Si arsyetim për rritjen e pagave qeveria përmend edhe mungesën e Ligjit për Pagat të anëtarëve të qeverisë.

 

Kundër-korrupsioni shpall të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga Haradinaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button