Nesër pa rrymë elektrike disa fshatra të Shkupit

Për shkak të kryerjes së punëve teknike në rrjetin elektrik, nesër pa rrymë elektrike nga ora 08:00 deri në orën 09:00 do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave: Sonja e Poshtme, Sonja e Epërme, Govërlevë, Çiflik, Shën Petka dhe Sopishte, si dhe objektet e tjera ekonomike dhe joekonomike në këtë rajon.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë elektrike do të mbeten edhe shfrytëzuesit në fshatin Zelenikovë në rrugën 5, si dhe objektet ekonomike dhe joekonomike në këtë rajon.

Gjithashtu, edhe në f.Vizbegë në afërsi të objektit “Medikus Help” si dhe objektet ekonomike dhe joekonomike në këtë rajon nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të mbeten pa rrymë elektrike. /portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button