Osmani: Maqedonia mundet dhe duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, dhe jo pjesë e problemit

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, realizoi takime me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë për Punë të Jashtme të Austrisë, Majkl Linhart.

Takimi realizohet në një moment kyç të progresit të Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, vetëm një javë para publikimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila gjithashtu ishte edhe tema kryesore e takimit.

“Kemi progres të dukshëm si në implementimin e reformave të parapara me Planin 3-6-9, dhe progres me menaxhimin sfidave politike, për të cilën presim mesazhe të qarta në kuadër të Strategjisë për zgjerim, të dukshmërisë së perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë” theksoi Osmani në takim.

Ai shtoi se jo vetëm Maqedonia, por edhe vendet e rajonit, me përfaqësuesit përkatës për çështje evropiane janë në komunikim të vazhdueshëm, kanë pritje të mëdha nga Strategjia për zgjerim të Komisionit Evropian, që flet shumë për optimizmin e zgjeruar evropian të Ballkanit.

“Republika e Maqedonisë, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, munden dhe duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, dhe jo pjesë e problemit”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se besueshmëria e perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor jo vetëm që i ndihmon vetë vendeve që ta mbajnë fokusin drejt reformave dhe afrimit drejt vlerave evropiane, por paraqet edhe përfitim të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm të Evropës.

“Kemi sfida të përbashkëta, kemi qëllime të përbashkëta, na nevojitet të krijojmë një mekanizëm që së bashku ti adresojmë çështjet e hapura që gjithsesi janë të interes të përbashkët të të gjitha vendeve – aspirate të Ballkanit, si dhe vendeve- anëtare të Unionit”- theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu informoi se Maqedonia në mënyrë intensive përgatitet për ngjarje të rëndësishme që i rinë përpara, posaçërisht për shfrytëzimin e të gjitha mundësive nga kryesimi i Bullgarisë me Këshillin Evropian, si dhe përgatitjet për samitin historik të zgjerimit e cila duhet të realizohet në maj në Sofje.

“Kemi shpresa të mëdha nga kryesimi i Bullgarisë me Këshillin Evropian, por në mënyrë pozitivë shohim edhe në kryesimin e Austrisë menjëherë pas Bulgarisë”- theksoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button