fbpx

Mosha kur ndiheni të bukura dhe të sigurta

Vajzat shumë të reja që mbushin rrugët dhe lokalet, të veshura me fustane të shndrritshme dhe me taka të larta, na japin idenë të jenë femra të sigurta me vetvete.
Nëse e shikon një 30 vjeçare, të cilës i kujtohen kohët që kanë kaluar, kur lëkura ishte e shkëlqyeshme dhe nuk ishte nevoja të flije gjumë 8 orë rresht për të pasur një pamje gjithmonë të freskët dhe të relaksuar, ndoshta edhe dëshpëroheni.

Kjo mban pak aromë zilie, por 30 vjeçare të dashura shikohuni tani : nuk jeni më si një 20 vjeçare, por stili juaj, siguria që keni tek vetja është domethënia për atë çfarë jeni, ju bën pa dyshim më tërheqëse dhe të bukura. Këtë e tregon dhe një studim i bërë për një markë veshjesh amerikane: përqindja e femrave të intervistuara ka pranuar që ndihen në lule të jetës edhe nëse kalojnë moshën 35 vjeçe.

Ky studim gjithashtu, ka treguar padyshim, që duhen vite për të rigjetur një look të përshtatshëm për pamjen e tyre dhe një stil që i përmbahet karakteristikave fizike dhe personalitetit të çdo femre.  Ja përse femrat më të pjekura duken më tërheqëse sesa femrat e moshës 20 vjeçe. Ato rrisin sigurinë në veten e tyre dhe vlerësojnë pikat e tyre më të forta, në të njëjtën kohë duke fshehur ato që nuk i pëlqejnë, sepse eksperienca i ka mësuar atyre se cilat janë.

Një ekspert i këtij studimi ka thënë: “Një femre i duhet kohë, përpara se të gjejë një stil imazhi që i përshtatet asaj, prandaj kur vjen mosha 30 ajo tashmë e ka gjetur ..”

Tek besimi në vetvete dy pika janë më kryesoret: pjekuria dhe dija për atë çfarë jeni, për tu dukur më e bukur. Personat të cilat janë maniake të modës dhe blejnë çdo lloj aksesori, por i mungon besimi në veten tyre, gjithë look-u është i kotë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close