Vlera e Apple në treg ka shënuar rënie të madhe

Sot vlera e gjigandit teknologjik Apple në treg u zvogëlua në 22 miliardë dollarë pas njoftimit se do të ndalojë së prodhuari modelin e fundit iPhone X. Aksionet e Apple, kompanisë me vlerën më të lartë në treg, që procesohen në bursën e New York-ut, të premten u mbyllën me 171,51 dollarë, ndërkaq sot vlera e tyre ra për 2,6 për qind, konkretisht në 167,07 dollarë.

Në këtë mënyrë, derisa vlera e Apple në treg, të premten ishte afro 880 miliardë dollarë, sot ajo ka rënë në 858 miliardë dollarë, duke shënuar rënie për 22 miliardë dollarë.

Gjithashtu, javën e fundit, aksionet e Apple kanë shënuar rënie për 6,4 për qind duke zvogëluar kështu vlerën e kompanisë gjatë kësaj periudhe për 58 miliardë dollarë.

Në lajmin e publikuar sot, gazeta japoneze Nikkei Asian Review tha se Apple gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, duke e përgjysmuar prodhimin e iPhone X, do e zbresë në 20 milionë.

Në lajm pretendohej që pas pushimeve të vitit të ri, ka rënë kërkesa për iPhone X në SHBA, Kinë dhe Evropë dhe se është zvogëluar shifra e shitjes së arritur gjatë muajve nëntor-dhjetor.

Aksionet e Apple, duke fituar një pjesë nga humbja brenda ditës, u mbyllën me 167,96 dollarë dhe kështu vlera e ndërmarrjes në treg ishte 862 miliardë dollarë në TSI 00.05.

Një iPhone X në SHBA, kushton 999 dollarë, me përjashtim të taksave.

Nga ana tjetër, kompania “mëmë” e Google, Alphabet, me vlerën prej 820 miliardë dollarëve në treg, është ndërmarrja e dytë më me vlerë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button