Kush është Zonja e parë e Francës?

Mirupafshim Carla, mirë se erdhe Valerie! Franca ndryshoi presidentin, por gjithashtu dhe rrjedhimisht edhe Zonjën e Parë. Për francezët kjo nuk është fare e parëndësishme. Po kush është partnerja e Hollande?

Valerie Trierweiler është një gazetare 47-vjeçare, ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme dhe është divorcuar dy herë. Për herë të parë është takuar me kreun e ri të shtetit francez në fund të viteve ’80.

Por historia e dashurisë midis të dyve do të lindte shumë më vonë, në vitin 2005, kohë në të cilën Hollande ishte ende partner i Segolene Royal, rivales së Sarkozy në zgjedhjet pararendëse presidenciale, me të cilën ka 4 fëmijë. Royal dhe Hollande u ndanë zyrtarisht në vitin 2007, por vetëm tre vjet më pas kandidati socialist për kreun e ‘Elizesë’ ‘zyrtarizoi’ marrëdhënien e tij të re me Trierweiler, të cilën e prezantoi si gruan e jetës së tij.

E përshkruar si shakaxheshë prej atyre që e njohin nga afër, Valerie Trierweiler është në fakt larg tipit ekstrovers të ish-zonjës së parë të Francës, Carla Bruni, e cila ishte shumë shpesh për të mos thënë gjithmonë në vëmendje të mediave.

Gazetare politike për gazetën ‘Paris-Match’ për një kohë të gjatë, Valerie i është dashur të heqë dorë për pak kohë nga profesioni i saj, pas vendimit të partnerit të saj për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Francë. Ajo ka marrë pjesë vazhdimisht në takimet elektorale Hollande, por ka zgjedhur të jetë disi më e tërhequr (po ta krahasojmë me fushatën e Carla Bruni) dhe të mos ketë një rol të madh në fushatë.

Duke qenë se është një tip shumë diskrete, ajo është pak e njohur edhe nga francezët. Por tani, ajo do të hyjë në pallatin ‘Elize’, dhe me apo pa dëshirën e saj do të kthehet në një figurë udhëheqëse. Tashmë do të jetë Zonja e Parë e Francës dhe sytë e medias do të jenë shumë më shpesh të përqendruara te imazhi i saj./huffingtonpost.com

Lajme të ngjashme

Back to top button