Maqedoni, një shtetas grek në 75 thasë ka kontrabanduar 310 kilogramë marihuanë (FOTO)

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë është arrestuar një shtetas grek, i cili më 28 janar ka transportuar drogë narkotike – marijuanë në sasi prej 309,6 kilogramë, e cila është dedikuar për shitje.

I dyshuari drogën e ka transportuar në automjet transportues “Skania” me targa greke nga Athina, Republika e Greqisë deri në Vupertal, Republika e Gjermanisë. Në automjetin mes mallit të llojllojshëm i dyshuari ka transportuar edhe 95 thasë oriz me destinacion përfundimtar Kerkade, Mbretëria e Holandës. Marijuana është gjetur e mbështjellur me folie plastike në 75 thasë, krahas orizit, informojnë nga Prokuroria Publike.

Prokuroria Publike Themelore Veles, siç informon, solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër të dyshuarit për veprën e kryer penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave narkotike dhe prekusorëve nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjykata Themelore Veles të dyshuarit i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button