Të akuzuarit për lëndën “Toplik” në gjykatë, lënda “Trust” është anuluar

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykimi  për lëndën e PSP-së “Toplik”, në të cilën  të dyshuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë për shitjen e parcelave ndërtimore në Sopishte të Shkupit.

Kjo lëndë me orarin e ri i është dhënë gjykatësit, Osman Shabani.

Në “Toplik” i dyshuari i parë Janakieski,  si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përbërë Komision  për oferta publike të cilin e urdhëroi të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit  “San siti” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes për fajin e Ministrisë,  ky organ shtetëror është obliguar  personit juridik të “San siti” t’i paguajë borxh dhe kamatëvonesë në vlerë prej një milion euro.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOPLIK” 

Në Gjykatë sot duhej të mbahet seancë e re për lëndën “Trust”, por për shkak të pushimit mjekësor të gjykatëses Lidija Zimbovska është anuluar.

I dyshuari i parë në “Trust” është biznesmeni Sead Koçan. Ai dhe dy persona fizik dhe tre juridik, mes të cilëve drejtorët e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe VATO dyshohen për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë në vlerë prej 17 milion euro me dokumente të falsifikuara.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button