Ndotja alarmante përsëri, aktivizohet transporti publik falas

Për shkak të ndotjes alarmante sot prej orës 10.30 është aktivizuar përsëri transporti publik falas në Shkup, kështu bëri të ditur kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Shilegov tha se janë aktivizuar edhe masat tjera për parandalimin e rritjes së ndotjes së ajrit. Kryebashkiaku Petre Shilegov  urdhëroi të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të shkojnë me autobusë apo transport të organizuar. Ndërmarrjen Publike Komunale që të intensifikoj aktivitetet për pastrimin e rrugëve.

Aktivizohen rekomandimet dhe masat për ndotjen e ajrit

Sipas të dhënave të Sistemit shtetëror automatik monitorues për cilësinë e ajrit ambiental dhe parashikimin e fituar të motit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për PM10 (tejkalim i vlerës prej 200 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) më 28 dhe 29 janar është tejkaluar në Shkup në vendet e matjes te Rektorati, Lisiçe dhe në Gazi Babë.

Këtë e kumtuan nga shërbimi qeveritar për informim prej nga thonë se nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetosor, Drejtoria për Mjedisin Jetësor, Sektori për komunikim me opinionin e MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, Qyteti i Shkupit dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ku ka episod të ndotjes alarmante të ajrit.

Në pajtim me konkluzionet nga procesverbali nga seanca e 40-të e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë e mbajtur dje hynë në fuqi rekomandimet dhe masat.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të obliguar t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandim të mjekut amë.

U rekomandohen të gjithë subjekteve juridike (punëdhënësve) ta riorganizojnë orarin e punës për ata të cilët punojnë në hapësira të hapura prej orës 11 e deri në orën 17, ndalesë për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në ambient të hapur dhe sigurim i kushteve për aktivitet të rritur të ndihmës së shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i obligon të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale që ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë kufizim të punëve në objektet ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale duhet të sigurojnë strehimore për akomodimin e persona pa shtëpi, t’u japin mbështetje personave të moshuar të vetëm përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë duhet ta angazhojë Shërbimin e ndihmës urgjente të dorëzojë Informacion deri te Instituti për Shëndet Publik për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/kodit të MKB 10, gjinisë, moshës, vendit të banimit/komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Rekomandohet Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të fillojë me kryerjen e kontrolleve të shpeshta në Instalimet të cilat posedojnë A-ISKAZ leje. të zbatojë matje kontrolluese të emisioneve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laboratorin e akredituar me qëllim që të konfirmohet nëse zbatohen kushtet/masat e parapara nga Leja lidhur me emisionet në ajër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatis dhe dorëzojë rekomandim deri te Instalimet të cilat posedojnë A-ISKAZ leje, për uljen e kapaciteti të prodhimit (deri 50 për qind) me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet të cilat prodhojnë energji për ngrohje dhe energji elektrike. Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të obliguara t’i zbatojnë masat e parapara me planet afatshkurta apo masat afatshkurta të miratuara në Këshillat e komunave”, qëndron në kumtesën nga shërbimi qeveritar për informim. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button