Jankulloska- Kemi dëshmi kualitative kundër vrasësve në Smillkovcë

Dëshmi materiale për aksionin “Monstrum”, për të cilat edhe prokurori vërtetoi se janë cilësore, ka mjaftueshëm, tha Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska. 

“Në bazë të këtyre dëshmive mund të formohet një akt- akuzë që do të ngarkojë personat e dyshuar si kryerës të veprës penale terrorizëm”, tha sot Jankullovska, gjatë promovimit të projektit “Qytet i sigurtë”.

Por ajo ka pranuar se armët të cilat janë gjetur gjatë aksionit policor Mostrum nuk kanë të bëjnë me armët të cilët janë vrarë pesë viktimat e liqenit të Hekuranës. Ajo shtoi se gjyqi është ai i cili duhet t’i vlerësojë dëshmitë dhe apeloi që t’i jepet hapësirë atij që, pa kurrfarë presioni t’i analizojë dëshmitë të cilat MPB-ja ia ka ofruar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button