Pesha në shtatzëni, sa kilogramë duhet shtuar?

Pesha në shtatzëni shqetëson shumë femrat. Ka nga ato që janë të bindura që duhet të hanë për dy veta, ndërsa ka dhe nga ato që janë të fiksuara pas linjave dhe nuk duan të shtojnë shumë kilogramë. Ky nuk është një argument ku bëhet shaka dhe me të cilin femrat përballen me lehtësi. Pesha në shtatzëni është e rëndësishme, sepse është një element celës në zhvillimin e fetusit.

Sa kile duhet të shtoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë periudhës së shtatzënisë normalisht shtohen mesatarisht 9 kilogramë, por ju nuk filloni të shëndosheni direkt. Tre muajt e parë janë pak të komplikuar, sepse femra duhet të llogarisë dhe të vjellat. Disa prej tyre mund edhe të dobësohen gjatë këtij trimestri. Bëni llogari që nga 0 deri në 3 kile më shumë (të gjitha në 3 muajt e parë) është një parametër në suaza të normales.  Në muajin  e 4, historia ndryshon dhe pesha tenton të rritet pak më shpejtë. Në trimestrin e dytë, normalisht që kilogramë duhet të jenë më shumë. Konsideroni minimumin e 3 kileve dhe maksimumin e 5. Kurse në trimestrin e fundit mund të llogarisni që të arrini nga 9 deri në 12 kilogramë më shumë (gjithsej), varësisht nga pesha juaj e fillimit.

Jo gjithmonë mamaja që shëndoshet gjatë shtatzënisë, e bën atë në mënyrën e duhur. Prandaj me ndihmën e mjekut tuaj, mundohuni të kuptoni se a keni probleme me shtypjen e gjakut.

Nëse forma e juaj fizike është e ekzagjeruar apo jo, këtë gjë duhet ta thojë mjeku juaj (e jo juve), në bazë të asaj që është struktura e juaj fizike: 10 kile tek një femër e moshës 45 vjeç janë ndryshe , sesa tek një femër e moshës 60 vjeçe. Konsideroni se mesatarisht shtatzënia nuk duhet të përmbajë më shumë se 16 kile dhe më pak se 7./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button